Basha: Politika e mirë i zgjidh problemet pa bërë teatër, përmes vendimmarrjes së mençur e të drejtë

Kryedemokrati Lulzim Basha këtë të martë ka reaguar sërish në lidhje me librin që ka publikuar një ditë më parë.

Basha përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook bën thirrje për politikën që të bëjë punë dhe të jetë në kontakt me qytetarët për problemet e tyre.

Sipas Bashës politika nuk duhet që të bëjë teatër por të zgjidhë në mënyrën e duhur problemet.“Me këtë libër dua të ndaj me ju qasjen time për politikën shqiptare dhe statusin e saj në shoqërinë tonë. Politika më e mirë sipas meje, është ajo që ndikon në jetën e njerëzve në mënyrë të përditshme, por pa i bezdisur ata, pa e çuar shoqërinë në një gjendje të pandërprerë ankthi dhe pasigurie, pa protagonizëm agresiv të saj me zë e figurë. Politika e mirë i zgjidh problemet pa teatër, përmes vendimmarrjes së mençur, të drejtë, të përgjegjshme e largpamëse, si një mision që vetëm ajo mund ta kryejë”, shkruan Basha,