Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës

Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Konjufca mori 69 vota pro, 33 vota i pati kundër dhe asnjë.

Ish Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar detyrën kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca.

Osmani i ka uruar suksese Konjufcës, në punën e tij “të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës”.

“Ia dorëzoj detyrën përfaqësuesit shembullor të qytetarëve të Kosovës dhe jam jashtëzakonisht e bindur që përgjatë këtij mandati, Konjufca do të sigurohet që Kuvendi i Kosovës të jetë shtëpi e qytetarëve”, u shpreh Osmani.

Konjufca gjithashtu e ka falënderuar Osmanin për kontributin dhe ka thënë se është i bindur se shumë shpejt ajo do të jetë presidente e Kosovës.

“Për nga mosha parlamentare e angazhimi jemi pak a shumë të njëjtë. Ajo e ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e u.d. presidentes së Kosovës. Keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë, e kudo. Kështu që më vjen mirë që përmes zgjedhjes së kryetarit e kryesisë së Kuvendit u hap rruga për institucionet e Kosovës të shkojnë hapave të tjerë”, tha Konjufca.