Ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj sfidon Mimi Kodhelin!


Nga Dritan Demiraj

Sa për të qeshur, po aq dhe e pështirë dyfytyrësia juaj moj “Zonjë e nderuar”! Mimi Kodheli

Për ata që nuk të njohin, duket si një gjest njerëzor, por unë dhe shumë të tjerë që të njohim shumë mirë ta besojmë sikletin që ke gjatë këtij “përqafimi” të një nëne Shqiptare.

E kuptojmë shumë mirë që për votën e pushtetin je e gatshme të bësh shumë gjëra….

Si ish Ministre Mbrojtje, do të isha shumë kurioz të të shikoja në familjen e ndonjë ushtaraku. Do të isha shumë kurioz të të shihja të përqafoje nënën e ndonjë ushtaraku. Do të isha shumë kurioz të të shihja të takoje një herë ato që i nxorre të pastrojnë plazhet e kanalet e Shqipërisë me uniformë…

#Ju_sfidoj “zonjë e nderuar” të tregoni mbështetjen dhe dashamirësinë qe ke fituar si ish Ministre e njerëzve nën uniformë…

Apo ajo kategori njërëzish është zonë e ndaluar për Ju sepse çdo familje dhe nënë e një ushtaraku e di shumë mirë dhe ka përjetuar çdo të keqe që ti je kujdesur kaq shumë ti bëhet kujdo….

D.D Tiranë