Vaksinimi i personaliteteve, eksperti Dasho: Lëvizje e poshtër! U trondita, kam parë gafa të tilla

– Eksperti i Shëndetësisë, Erion Dasho e shikon vaksinimin e personaliteteve në Shqipëri si një lëvizje të poshtër. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Wake Up’, Dasho është shprehur se është bërë një gafë e madhe nga ana e kryeministrit dhe qeverisë. Ndër të tjera Dasho u shpreh se nuk e përcakton dot Rama dhe ministrja se kush jeton e kush vdes.

“Kjo ishte një lëvizje e poshtër. E shikojmë në vazhdën e asaj që ka bërë edhe më përpara kjo qeveri. Pra, ka qenë ministrja e kësaj qeverie, ministrja e Shëndetësisë që deklaroi në parlament se do të zgjidhin se cili do të jetonte dhe cili do të vdiste dhe është e njëjta linjë. Unë i shikoj këtë kryeministër dhe këtë qeveri, se me këtë deklaratë kanë bërë një gafë shumë të rëndë. Nga pikëpamja morale është shumë tronditëse. Nuk mund të marrë kryeministri ose ministrja e Shëndetësisë pozicionin e Zotit, që përcakton kush jeton e kush vdes. U trondita, por e prisja, sepse kam parë gafa të tilla në Shqipëri nga kryeministri dhe ministrja”, deklaroi Dasho.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Të dielën u vaksinuan me ‘Pfizer’ në ambientet e stadiumit ‘Air Albania’ aktorët e njohur shqiptarë, Tinka Kurti, Margarita Xhepa, regjizorët Pirro Milkani, Dhimitër e Roza Anagnosti si dhe politikanët Alfred Moisiu dhe Aleksandër Meksi. Vaksinimi i personaliteteve u diskutua gjerë në media dhe nga ana e politikanëvë, e sidomos presidentit Meta i cili e ka quajtur këtë veprim si diktatorial.