Të varfër janë edhe demokratët edhe socialistët. I bashkon varfëria. I ndan tifozlliku.

Nga Indrit Vokshi

Cilat vendimmarrje të qeverisë dhe parlamentit kanë qenë në shërbim të shumicës së popullit? Nuk gjen. Ke vendimmarrje për koncesione, në shëndetësi aty, fal portin këtu, vër traun atje, jepi kontrakë publike filanit..! Ka projektligj për dividentin, projektligj për heqjen e akcizës së pijeve energjike, projektligj për tokat në bregdet etj. Ligje për persona e firma.

Pjesa tjetër e popullit, thjesht punojnë, paguajnë taksa, tatime e gjoba, ndërsa ata që janë pa punë, rrinë shohin tavanin kur flenë.

Në thelb ska rëndësi partia që qeveris, ka rëndësi mënyra si ajo parti e ndan buxhetin e shtetit dhe si e respekton lirinë e njeriut. A e ndan për pak njerëz e për pak firma apo e ndan për një shumicë më të gjerë popullore?

Rama as ka ndërmend të ndryshojë. Thotë “Kam qenë i suksesshëm këto 8 vite. Më jepni edhe 4 të tjera si këto 8 që lamë pas”. Pra ka qëllim të vazhdojë kështu, ta ndajë buxhetin po kështu siç e ka ndarë deri sot. Kush përfiton nëse vazhdon Rama? Ata që kanë përfituar deri sot.

PD, Basha, po thonë se kemi ndërmend ta ndajmë ndryshe. Kush përfiton nëse fiton PD? Mijëra fermerë, mijëra nënpunës me rroga të larta, mijëra biznese. Nis qarkullon paraja. Dhe qarkullon pa dallim partie, besoj. Se fermeri e nënpunësi nuk janë domosdoshmërisht militantë të PD. Janë të majtë e të djathtë.

Prandaj duhet kuptuar se varfëria ska ngjyrë. Paraja ska ngjyrë. Stresi i papunësisë nuk kurohet duke u kënaqur si Rama shan Bashën apo Basha Ramën. Votohet ripërtëritja e ekonomisë dhe e lirisë së njeriut për të punuar e jetuar – këto i humbëm si me shaka, duke i quajtur kaos e anarki. Mbani rregullin diktatorial tani.

Ose prisheni rregullin dhe ndryshoni. Xhironi ingranazhet, provoni diçka të te, qeveri të te, probleme të reja, zgjidhje të tjera.