Dritan Demiraj – “Pashai” i pangopur! kërkon ti ketë të gjitha pushtetet për vete


Nga Dritan Demiraj

Pasi ka uzurpuar çdo formë të pushtetit në të gjitha llojet e niveleve.
Pasi mori edhe kopetencat e çdo lloj institucioni të administratës publike.
Pasi la vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë derisa mbylli “qokat” e veta.
Pasi mori edhe kopetencat e “Perëndisë” duke vendosur se kush duhet të jetojë e kush jo nëpërmjet vaksinimit të selektuar.
Pasi keqpërdori ndër vite dhe vazhdon edhe sot Policinë e Shtetit vetëm për qëllimet dhe interesat e tij personale.
Tani do të marrë nën kontroll edhe të vetmin instrument kushtetues i cili monitoron Policinë e Shtetit duke shkrirë strukturën e Shërbimit pë Çështjet e Brëndshme dhe Ankesave.

Të dashur miq!

Sigurisht, jam për një reformim të thellë dhe gjithëpërfshirës të Shërbimit për Çështjet e Brëndshme dhe Ankesave si dhe të Policisë së Shtetit, në mënyrë që ato të kenë standarte të njëjta me strukturat e tyre homologe të BE-së.

Në asnjë vend demokratik, atje ku aderojmë të integrohemi, nuk ka një përqëndrim të të gjithë formave të pushtetit në duar të “Pashait të Madhërishëm”.

Pas 8-vitesh, të gjithë Shqiptarët e kanë kuptuar që “Pashai” duhet të largohet dhe institucionet kushtetuese duhet të kthehen në shërbim të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë!

Si përfundim, iu bëj thirrje deputetëve të “Pashait” që të mos votojnë propozimin e “Projekt Ligjit” për Agjencinë e Mbikqyrjes Policore si dhe i bëj thirrje qeverisë së diskretituar në largim, të mbajë larg duart nga #Policia_e_Shtetit dhe #SHÇBA, të cilët meritojnë #vëmendje, #respekt dhe #mirënjohje për sakrificën e tyre të përditshme!

Qeveria demokratike @partia_demokratike_e_shqiperis pas 25 Prillit ✌️✌️🇦🇱🇦🇱, nën drejtimin e Kryeministrit @lulzimbasha do ti kthejë Policisë së Shtetit #dinjitetin e nëpërkëmbur këto 8 vite!

DD. Tiranë.