Basha takon pronarët e biznesve në Tiranë: Qeveria ime do të shpëtojë ekonominë nga rrënimi

Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua me qytetarë e biznese të zonës së Njësisë Administrative 7 në Tiranë, ku dëgjoi prej tyre hallet, problematikat dhe gjendjen e vështirë ku ndodhen pas tetë vite qeverisje të Edi Ramës. Qytetarët shprehën revoltën e tyre për situatën ku ndodhen dhe kërkuan nga kreu i opozitës që nesër në qeveri të ofrojë zgjidhje për të gjithë shqiptarët.

Basha ka kërkuar që ditën e zgjedhjeve të gjithë të jenë të bashkuar dhe të rrëzojnë me votë Edi Ramën. Kreu i PD tha se ai nuk bën premtime, por ka angazhime që do t’i mbajë sapo të vijë në pushtet.

Sipas tij gjendja është e rëndë por qeveria e tij që do të dalë pas 25 prillit ka një plan që ndihmon biznesin, qytetarët dhe shpëton ekonominë nga rrënimi.

“Ka tetë vite që qeveria s’ka bërë asnjë gjë për këta njerëz, absolutisht asgjë. E del tani që po i vjen fundi e thotë edhe unë s’jam i kënaqur. Në fakt vetëm ai dhe një grusht njerëzish duhet të janë të kënaqur se kanë fituar miliona në kurriz të shqiptarëve.
Ne kemi dalë më një plan për të ndihmuar biznesin. Se po qe biznesi mirë do jenë gjithë njerëzit mirë, do jenë punonjësit mirë, do jenë familjet e tyre mirë, mirë do jenë të punësuarit. Ju që punoni me djersën e ballit dhe nuk keni parë një ditë të bardhë këto 8 vite, që jetoni me frikën dhe terrorin e shtetit, nesër do ta keni shtetin në krahun tuaj nuk do ta keni kundër siç e keni pas deri sot.
Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja, e të gjithë Shqipërisë