Turqia shpalli fushatën “Gjuha turke – gjuhë botërore”

Sipas presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, vija më e fortë mbrojtëse e Turqisë kundra imperializmit kulturor është gjuha turke. Në një fjalim në një ceremoni në Pallatin Presidencial në Ankara për të shënuar hapjen e vitit të poetit turk të shekullit të 13-të Yunus Emre, Erdogan tha që mbrojtësi i parë i vendit është gjuha, e ndjekur nga ushtria, dhe për këtë arsye turqishtja duhet të ruhet. Ai vuri në dukje se 700 vjetori i vdekjes së poetit kombëtar Yunus Emre do të kalojë nën moton “Gjuha turke – gjuhë botërore”.