Politikat fiskale të PD| Basha: Do të ngre Bordin e Transparencës Fiskale, të pavarur nga qeveria!

“Unë angazhohem të ngre Bordin e Transparencës Fiskale, një institucion i pavarur nga qeveria, me emërim nga Parlamenti, që do të monitorojë zbatimin e të gjitha politikave fiskale dhe kontrollin e shpenzimeve publike që sot kanë dalë jashtë kontrollit.”

Bordi i Transparencës Fiskale është institucioni i ri që Partia Demokratike ka programuar ta ngrejë pas fitores më 25 prill, për të garantuar suksesin e programit të saj për të mbështetur biznesin në Shqipëri dhe luftuar korrupsionin.

Tri ishin hapat që vuri në dukje Basha sot për t’i ndërmarrë që në ditët e para të qeverisjes së tij: Transparencë dhe mirëmenaxhim, ku çdo vendim i qeverise do jete transparent, dhe çdo databazë shtetërore do te jetë publike; së dyti, betejë për një treg të lirë dhe së treti, sistem anti-korrupsioni si vullnet politik.

” Zbatimi i Ligjit Anti-mafia dhe i parimeve të tij edhe për aferat korruptive duke zbatuar të njëjtat parime edhe për asetet që janë vendosur nga praktika korruptive, – nënvizoi Basha ndër të tjera. – Vendosja e detyrueshme e kontrollit për çdo kontrate publike koncesionare edhe nga Zyra e Auditit të Brendshëm përveç Kontrollit që ushtron institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit….” për të dalë në konkluzionin: “Një sistem ku unë si Kryeministër nuk do të kem pushtet të pakufizuar, por do të ketë institucione dhe mekanizma që kontrollojnë dhe monitorojnë.