Partia Lëvizja e Legalitetit pranë marrëveshjes me PD. Zhvillohen bisedimet

Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhami ka zhvilluar sot raundin e dytë të bisedimeve për marrëveshjen e koalicionit me grupin negociator të kryesuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Burime të faktor.al pranë formacit të opozitës ka thënë se bisedimet janë zhvilluar në mirëkuptim të plotë mes palëve. Legalistët kërkojnë përfaqësim dinjitoz në koalicion, sipas traditës më të mirë të dy partive.