Një mesazh i qartë nga BE! – Redaksionale

Redaksionale

Vizita e komisioneres Johansson në Shqipëri kaloi thuajse në heshtje nga propaganda e qeverisë dhe veglave të saj. Kryeministri nuk doli në konferencë me të por la shefin e integrimit Mazin. Kjo është një sjellje jo normale për një adhurues të propagandës dhe dukjes si Rama.

Rrënjët e kësaj sjellje gjenden në bllokadën e njëzëshme që BE po i bën qeverisë Rama dhe vetë atij. Gjithnjë e më shumë vektorë me peshë në politikën e jashtme dhe të brendshme në BE po mbyllin kanalet e komunikimit me lobuesit e Ramës. Njerëzit që kanë lobuar për të lo degdisen në zonat më të largqta të BE dhe në punë të parëndësishme ndërsa qeveritë e vendeve anëtare po mirëpresin dhe kanë nisur bashkëpunimin me kryetarin e opozitës Basha.

Vizita në Slloveni dhe Kroaci, dy shtete nën “protektoratin” gjerman janë tregues se si po lëviz politika e BE në Shqipëri. Rama fatkeqësisht këto muaj ka nisur një sulm imoral ndaj Europës për tia atashuar atë dështimin spektakolar me manaxhimin e krizës së COVID-19.

Por, dukshëm problemi Ramës nuk është pandemia. Debatet e Ramës me anëtarët kyç të BE lidhen me sjelljen e tij në qeveri dhe mbi të gjitha njollosjen e reformave kyçe të BE në vend. Këto janë çelësi përmes të cilave BE po përpiqet të instalojë “sundimin e Ligjit” por që Rama I ka përdorur për te instaluar “sundimin e Ramës”.

Prandaj vizita e Johansson nuk është rastësore sidomos kur flitet për maninë e Ramës të kandidojë të inkriminuar. Ajo është një mesazh i qartë së pari për shqiptarët duke u treguar se kush është në të vërtetë aleati BE dhe së dyti për Ramën. Ky fundit ka marrë një mesazh të pa ekuivoktë në lidhje me listat, një mesazh që kësaj radhe nuk ka pasur nevojë as për përkthimin e kryetarit të delegacionit të BE në Tiranë.