Ndahet nga jeta për shkak të COVID punonjësi i policisë

Një tjetër humbje jete është shënuar për shkak të COVID, në radhët e policisë së Shtetit.

Bëhet me dije se COVID-19 i ka marrë jetën drejtuesit të policisë Shkëlqim Qamili, vetëm 62-vjeç.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim, ku thekson se Qamili ka punuar në funksione të larta drejtuese gjithmonë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri.