Lista e kandidatëve për deputetë, Lulzim Basha mbledh në seli opozitën e bashkuar

Partia Demokratike nuk do të lejë jashtë koalicionit opozitar asnjë nga aleatët. Kryedemokrati Lulzim Basha pritet të takojë në 19.30 aleatët e vegjël për të marrë një vendim se ku do të shpërndahen sipas qarqeve bashkëpunëtorët e Bashës.Lulzim Basha ka afat deri më 24 shkurt 2021 për të regjistruar në KQZ listën me emrat që do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.