Jo vetëm mjekë, por edhe një tjetër farmaciste humb jetën nga COVID

Farmacistja 67-vjeçare Kumrije Çitozi ka ndërruar jetë duke shkaktuar hidhërim të madh tek familjarët, por edhe të njohurit e kolegët.

Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Kumrije Çitozi (Gazheli).

Kumrije Çitozi (Gazheli) lindi më 31.12.1953, në qytetin e Krujës. Ne vitin 1976 përfundoi studimet e larta për farmaci në Universitetin e Tiranës. Kumrija jetonte dhe e ushtronte profesionin e vet në qytetin e Durrësit.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe për familjarët e saj, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.