Dr. Dasho: Qeveria fsheh vdekjet, ndaj nuk lejon vizitat në spitale nga familjarët

Në ‘Çim Peka Live’, mjeku Erion Dasho, tha se qeveria vazhdon të fshehë numrin e vdekjeve nga Covid dhe kjo është edhe një nga arsyet përse kërkon të mos bëjë transparencë, ndërkohë që ka vende që kanë filluar ti lejojnë vizitat e të afërmve të pacientëve në spitale.

‘Kjo situatë ka shumë muaj në Turqi. Madje mund tju them që nga tetori në Itali lejohet konttakti i familjarëe më pacientët.

Në rastin e Shqipërisë kjo situatë bëhet edhe më imperative. Ne nuk kemi strukturat e Gjermanisë dhe kontakti me familjarët bëhet edhe më i domosdoshëm.

Elementi i dytë që vlerësoj është aftësia e kolegëve atje, për të mësuar nga bota.

Shqipëria ka pasur një kokëfortësi për të mos mësuar asnjëherë nga përvojat e mira të botës. Edhe kur OBSH thoshte testo, gjurmo, trajto, Komiteti ynë tboshte nuk ka nevojë për të testuar.

Edhe në studion tuaj para pak ditësh përfaqësues të qeverisë thanë që nuk ka nevojë për të testuar sepse sipas tyre edhe vendet europiane që kanë testuar nuk e kanë ndalur dot pandeminë.

Pra as kanë testuar, as kanë gjurmuar.

Në Shqipëri që në fillim pati një ç’orientim të sistemit të referimit, duke eleminuar, mjekun e familjes, spitalin lokal dhe rajonal. Dhe arritëm sot në pikën kur kemi plot spitalet terciare. Pra ne kemi bërë çdo element gabim. Nuk mund të bënte përjashtim edhe kufizimi pa kuptim i qytetarëve dhe natyrisht dëshira ka qenë fshehja.

Me vonë u fsheh numri i vdekjeve dhe tani jemi në situatën ku presim raportet e INSTAT për të mësuar numrin e vdekjeve.