Deri në vitin 2023 Turqia do të ketë një kontakt me Hënën

Misione deri në Hënë, një kozmodrom turk dhe fluturim kozmik të një turku, parashikon programi ambicioz kozmik turk, i shpallur nga presidenti Rexhep Erdogan. Në Ankara, në takimin me Agjencinë Kozmike Turke TUA të krijuar gjatë vitit 2018, Erdogani njoftoi se po planifikohet që gjatë 10 vjetëve të ardhshme vendi të ketë “kontaktin e vet të parë me Hënën” dhe të dërgojë në kozmos një astronaut turk. “Programi Kombëtar Kozmik do ta ngrejë vendin në një ligë më të lartë në garën globale kozmike. Turqia po hap derën e udhëtimit në qiell për qytetërimin e vet, i cili prej shekujve qëndron në krye të drejtësisë, moralit dhe paqes nëpër botë”, tha presidenti. “Misioni kryesor dhe më i rëndësishëm i programit është të mund të realizojë kontaktin e parë me Hënën në vitin e njëqindvjeçarit tonë (100 vjet nga themelimi i Republikës Turke gjatë vitit 2023)”, kërkoi Erdogan.