Autori i preferuar i Bashës: Zbulohet libri që i bleu e bija

Bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Aurela ka treguar se cilin libër vajza e tyre Dafina ka zgjedhur për politikanin. Disa orë më parë, ajo publikoi një foto nga libraria ku tregoi se e bija kishte blerë disa libra, një prej tyre ishte për të atin.

Këmbëngulja e moderatores Ori Nebiaj ka bërë që Aurela të tregojë botimin për Bashën, një “klasik”.

Ori Nebiaj: Ose postoje më vonë kur t’ja japë, ose na trego titullin që zgjodhi Dafina për babin.

Aurela Basha: Po kush të lë aman! Janë të dy njësoj “bëmë baba të të ngjaj”. Kishte botime shumë të mira të klasikëve dhe Dafina Zgjidhi “Rrëfenja e dy qyteteve” nga Çarls Dikens.