Arrestohet një shqiptar, me anë të një çadre grabiste valixhet e udhëtarëve në një aeroport

Një shqiptar ende i paidentifikuar është arrestuar në aeroportin “El. Venizelos ” në Greqi, pasi i rrëmbente bagazhet udhëtarëve, duke përdoruar një çadër.

Sipas mediave greke, shqiptari i cili ishte i pajisur me një letërnjoftimin, me ndihmën e një çadre që mbante në dorë tërhiqte valixhe dhe bagazhe nga karrocat e udhëtarëve, e më pas zhdukej që aty.

Ai u arrestua ditën e sotme nga oficerët e policisë të Departamentit Special në Aeroport. Në orën 12:58, duke përdorur çadrën ai u përpoq të merrte një çantë nga një karrocë udhëtari, por pa rezultat. Katër minuta më vonë në 13:01 ndërsa ishte jashtë portave 1 dhe 2 policia arriti ta arrestonte. Ndërkohë që dy ditë më parë kishte rrëmbyer një valixhe të një pasagjeri që mbante 2380 dollarë, dy celularë, dokumente dhe karta.

Video e plotë: