Kur Qeveria ta ka me të futme – REDAKSIONALE


REDAKSIONALE

Si sot 30 vite më parë u ndamë nga Shteti që c”na e fuste” dhe në vend të saj, krijuam një lëvizje studentore që mori veç emrin Partia Demokratike, që në fakt mbeti siç është një lëvizje Lirie më shumë sesa një Parti, ku hyjnë e dalin njerëz.
Sot pas 3 dekadash kemi sërisht një Parti që kërkon të kthehet sërisht në origjinë PARTIA. Parathënien po e shohim përditë dhe më shumë doli në pah gjatë Pandemisë, ku Facebook i KM u kthye në fletoren Zyrtare të Shtetit ose të Partisë. Anormaliteti u bë normaliteti me VKM. Vendimmarrja u bë edhe më personale, Ad Personam. Propaganda fshehu njëlloj si dikur realitetin tragjik, me regjistrin e vdekjeve të partisë në 1200, ndërsa INSTAT thotë ka 6 mijë të vdekur më shumë në 2020, sesa në 2019. I fshehën kufomat siç fshihen thërrimet poshtë tapetit.
Ashtu siç kishin vjedhur mishin e qenve kërkim shpëtues të Tërmetit, edhe me Virusin u bënë tendera sekretë edhe për letrën higjenike!?
Miliona euro të thithura nga fshesa me korent e disa personave të lidhura me qeverinë. Madje edhe oksigjenin e blejnë tek Ndragheta.
Çdo ditë kemi një telenovelë.
Regjizori i tyre është Kryeministri ynë, që i jep popullit metrazhin e llafeve parakafesë.
Të prish të Teatrin Kombëtar për kapriçio mafiozësh.
Shullohet gjatë gushtit në Dhërmi ndërsa njerëzit në Kakavijë ngelin rrugëve në kufi. Të gjithë vendet për rreth si Italia, Greqia e Serbia në gusht nënshkruan kontratat me kompanitë prodhuese të vaksinës. Ja ku janë ata, ja ku jemi ne.
Shëtit nëpër kantiere me duar në xhepa me miliardat që kujtonte se i kishin dhënë në Bruksel.
Telenovela vazhdon, me vaksinat që trafikohen dorazi dhe që propagandohen çdo ditë sikur të jetë mijëra, në fakt janë qindra dhe pikatore për “personalitetet” e Partisë. E ndan popullin siç bënin nazistët me të tjerët.  E vendos Partia kush ka të drejtë ti shpëtojë Vdekjes. E vendos Partia ku do të bëhet spitali i Fierit, kur specialistët e thonë se është gabim ta bësh në një zonë moçalore.