Arta Dollani, Kamikazja e trashëgimisë sonë kulturore

Nga Astrit Seranaj, Inxhinier

Përpjekjet për t’iu shmangur përgjegjësive dhe të vërtetës në lidhje me dëmtimin e xhamisë së Et’hem beut nga përfaqësuesit e institucioneve janë të turpshme.
-Deklaratat e ditëve më parë të Myftiut , Kryetarit të Bashkisë dhe titullares së Institutit të Trashëgimisë mohuan në mënyrë kategorike ekzistencën e dëmtimeve të objektit.
Mbas publikimit të videos, – e pyetur nga gazetarët, Drejtoresha e Përgjithshme e Trashëgimisë pranë Ministrisë së Kulturës, kamikazja Arta Dollani ngriti akuza mbi audenticitetit të video-s.( vendit dhe kohës kur është xhiruar kjo video).dhe fill pas interevistës me gazetarët e autorit të saj z.Roald Hysa përfaqësues i Forumit Mysliman, është shprehur se ka dijeni të këtyre dëmtimeve që sipas saj janë “krisje” të vogla që ndodhin në gjithë botën. Sa qesharake.
E pyetur se nga se dhe kur është shkaktuar kjo “krisje”,ajo përgjigjet se : ” janë shkaktuar gjatë tërmeteve të shtatorit dhe nëntorit të vitit të kaluar dhe që janë monitoruar kohë pas kohe nga grupet e inspektimit. Në fakt në zonat e dëmtura nuk duket asnjë element të vendosur për të monitoruar aktivitetin e lëvizjes dhe nga ana tjetër asnjë masë nuk eshtë ndërmarr për ndërhyrje megjithse ka kaluar një vit dhe që objekti është në proces restaurimi tashmë prej tre vjetësh….Sa qesharake.
E gjitha kjo, dhe fakti që objekti nuk është i përfshirë në listën e Monumenteve të dëmtuara nga tërmeti tregon qartazi që ju nuk keni pas dijeni fare për këto “Krisje” që në fakt nuk është krisje por SHKËPUTJE.
Gjithë materiali lidhës gjatë gjithë perimetrit në gjithë thellësinë e murit është SHKËPUTUR dhe për pasojë gjithë muri perimetral është ÇARË duke NDARË murin në dy pjesë, (të sipërme dhe të poshtme). Kjo SHKËPUTJE ka shkaktuar humbjen totale të qëndrushmërisë dhe aftësisë mbajtëse të murit prandaj kërkohet përforcim strukturor i tij dhe jo mbushje të thjeshtë fugash me material lidhës…zonja Kamikaze e Trashëgimisë.Kjo përsa i pëket murit MBAJTËS perimetral.
SHTYLLA kryesore në qendër të objektit e realizur me material Plumbi të derdhur dhe që është elementi kryesor Konstruktiv i objektit duhet ti nënshtrohet një akt -ekspertize të thelluar për të parë nëse ka pësuar dëmtim që në këtë rast do të quhej “Krisje”(pasi është material monolit) dhe që kjo Krisje do të sillte pasoja fatale të të gjithë objektit. Urojmë që JO.
Në këto kushte ku ndodhemi, kur Shtylla kryesore nuk është e dëmtuar.( e konsiderojmë të mirqenë) në rast lëkundjesh nuk do të kemi këputje totale të pjesës së sipërme të minaresë, por RRËZIM të pjesshëm të gurëve të murit mbajtës perimetral.
Merrni masa të menjëhershme, merrni përgjegjësitë dhe lëreni propagandën.
Ju mund t’ia “faturoni” tërmetit dëmin, por kjo nuk shmang dot që edhe ndërtimet e kullave ngjitur me objektin të jenë shkaktar.
Përgjigja juaj dhënë gazetares se : ” ndërtimi i kullave nuk kanë APSOLUTISHT asnjë lloj ndikimi” tregon qartë se ju jeni ngarkuar me përgjegjësinë nga mafia e pushtetit ta mohoni në mënyrë kategori këtë…
Për një fenoment të tillë të tronditjeve dhe lëvizjeve të tokës gjatë punimeve dhe ngarkesave në të, garanci ABSOLUTE nuk jep dot askush, as vetë konstruktori i objektit sepse dhe vetë Shkenca e dherave nuk jep garanci ABSOLUTE..
Qesharake!