Arrestohet drejtori i Kadastrës në Berat, po i afrohet laku Artan Lames?

Është arrestuar mbrëmjen e sotme Drejtori i ASHK-së Berat, Ervin Nelaj, 38-vjeç. Mësohet se urdhri pêr arrestimin e zyrtarit është lëshuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ndërkohë që arrestimi i tij është kryer rreth orës 18:30 nga forcat e policisë së DPV Berat, në banesën e tij, në lagjen “30 Vjetori”.

Arrestimi i Nelaj finalizoi operacionin e koduar “Aluizni”, pas një hetimi 9-mujor, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg’.Nelaj akuzohet për “korrupsion pasiv” gjatë ushtrimit të detyrës në institucionin e ASHK-së Berat.

Burime brenda Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, bëjnë me dije se, drejtori Ervin Nelaj akuzohet se ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të dhënies së lejeve të legalizimit të pronave e banesave. Nelaj prej 7-muajsh ishte në krye të ASHK-së Berat,pas punës si inspektor e specialist në ALUIZNIN e Beratit prej 8-vitesh.