Nje shoqeri civile memece perballe skandaleve te qeverise

Nga Marlin Muca

Shoqeria civile nuk flet per lidhjet e ish mjaftisteve me Ndragheten, sepse enderra e tyre me e madhe eshte qe pas 20 apo 30 vitesh te kene dhe ata shansin te kene te bejne me burrat e nderit pertej Adriatikut. Prandaj dhe alternativat e reja jane gjella e vjeter e sherbyer nga kamariere te rinj.
Te jesh i ri ne politike, nuk ka te beje me moshen por me idete dhe vizionin per nje qeveri sa me prane interesit qytetar. Tirana eshte e mbushur me te rinj qe per nga idete ngjajne me Lenka Cukon dhe Themie Thomain. Ke dhe studente qe firmosnin peticioni pro mesimit, njejte si vullnetaret e enverit qe kerkonin rivenien e bustit. Ke dhe aktiviste qe dalin ne proteste vetem e vetem per t’i vene cmim vetes.
E verteta eshte se ndryshimi asnjehere nuk ka ardhur ne formen e nje rrufeje ne nje qiell te hapur. Mirepo ndryshimet kane qene gjithnje dramatike, kur ata qe mvishnin veten me petkun e risise pretendonin virgjeri politike.
Ndryshimi do te vije nga shqiptaret e thjeshte, adhuronjesit e Sales, Edit, Nanos, madje dhe nga ata qe adhurojne Veliajn. Ndryshimi nuk mund te vije nga krijesa apolitike, produkte te shfytyruara nga laboratori propagandistik i Rilindjes qe plazmon gjallesa qe mohojne veten dhe prejardhjen e tyre. Ndryshimi do te vije si produkt i tashmes se lodhur nga e shkuara, e cila kerkon nje te ardhme me te mire, e jo si antivlera te se shkuares qe pretendojne se nuk kane te bejne aspak me te.

more recommended stories

loading...