Një histori e përsëritur? Shqipëria nuk qenka i vetmi vend që dëbon diplomatë rusë

Shqipëria dëboi sekretarin e dytë të ambasadës ruse në Tiranë me argumentin se kishte shkelur disa herë masat anti-Covid. Diplomatit Alexey Krivosheev iu la një afat prej 72 orësh për t’u larguar nga Shqipëria.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i dëbimit të diplomatëve rusë. Madje, sërish Shqipëria dëboi dy diplomatë të tjerë rusë në vitin 2018.

Shqipëria nuk është i vetmi vend që ka dëbuar diplomatë rusë gjatë muajve apo viteve të fundit.

Më poshtë disa raste të tjera dëbimesh të ngjashme nga shtete të ndryshme:

Sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike, një shtet pritës mund të shpallë “non grata”, çdo anëtar të një stafi diplomatik të huaj në vend.

Një person i tillë, konsiderohet i papranueshëm nga shteti që merr këtë vendim. Gjithashtu, shteti pritës mund të refuzojë të njohë personin në fjalë si një anëtar të misionit që ka përfaqësuar deri para marrjes së këtij vendimi.

Por ka dhe raste kur dikush mund të shpallet “persona non grata” para se të hyjë në vendin që e shpall si të tillë.

Në varësi të gradës, sipas neneve 41 dhe 42 të Konventës së Vjenës, diplomatët janë të detyruar të respektojnë ligjet dhe rregulloret kombëtare.

Shkeljet e këtyre neneve mund të bëjnë që një person të shpallet “non grata”.

“Non grata”, përdoret gjithashtu për të dëbuar diplomatët e dyshuar për spiunazh, për “veprimtari të papajtueshme me statusin diplomatik”, ose ndonjë  veprimtari kriminale siç është trafiku i drogës .

Dhe pse janë të detyruar t’i binden ligjeve të vendit pritës, kryerja e një vepre penale nuk garanton arrestimin e tyre.

Statusi “non grata”, i cili çon automatikisht në dëbimin nga vendi, është i vetmi mekanizëm për të mbrojtur shtetin pritës nga diplomatët e huaj.

2021

Më 21 janar, Ministria e Jashtme e Shqipërisë, lajmëroi se kishte dëbuar diplomatin rus Aleksei Krivosheev për shkak të shkeljes së tij të masave anti-koronavirus.

Departamenti njoftoi se ata kontaktuan me ambasadorin rus në Tiranë, Mikhail Afanasyev dhe shprehën shqetësimin për shkeljen e udhëzimeve nga diplomati.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, qeveria e vendit ka vendosur të deklarojë diplomatin rus Alexei Krivosheev persona non grata, i detyruar të largohet brenda 72 orësh.

Ambasada Ruse në Shqipëri i konsideron të pabaza akuzat ndaj Krivosheev.

2020

Më 18 dhjetor, autoritetet bullgare vendosën të dëbojnë diplomatin rus nën dyshimin e “spiunazhit”.

Ambasada ruse në Sofje sqaroi se ai ishte një atashe ushtarak, ajror dhe detar. Ai u shpall persona non grata dhe iu dhanë 72 orë kohë për t’u larguar nga vendi.

Ambasada ruse e quajti dëbimin e diplomatit të pabazë, duke deklaruar se veprime të tilla nuk kontribuojnë në zhvillimin e dialogut “në sferën ushtarake, si dhe në forcimin e stabilitetit në rajonin e Detit të Zi”.

Më 10 dhjetor, dy diplomatë rusë  u akuzuan për spiunazh nga Holanda, të cilët u shpallën persona non grata.

Sipas akuzave, statusi diplomatik i rusëve ishte thjesht një fasadë, sepse në fakt ata ishin oficerë të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme.

Në të njëjtën kohë, siç u përmend nga ambasada ruse në Holandë, qeveria holandeze nuk kishte asnjë provë  se diplomatët kishin kryer  veprime të paligjshme.

Më 23 shtator, Ministria e Jashtme Bullgare njoftoi se kishte shpallur non grata dy diplomatë rusë nën dyshimin e spiunazhit.

Prokuroria bullgare njoftoi se gjatë hetimit paraprak u vërtetua se në periudhën 2016-2020, dy shtetas të Federatës Ruse po kërkonin  informacion në lidhje me planet për modernizimin e ushtrisë Bullgare.

Qëllimi i tyre ishte marrja e informacioneve sekrete zyrtare dhe shtetërore. Nga ana tjetër, Ambasada Ruse në Sofje raportoi se Bullgaria dëboi nga vendi dy punonjës të misionit tregtar të Federatës Ruse, ndërsa asnjë provë nuk u paraqit nga palët për të konfirmuar dyshimet.

Më 24 gusht, gazeta Krone njoftoi se Vjena kishte shpalli non grata një diplomat rus, për herë të parë në lidhje me një rast spiunazhi.

Më 27 gusht, ai u largua nga Austria.

Më 19 gusht, Ministria e Jashtme Norvegjeze njoftoi se  kishte vendosur të dëbonte nga vendi një diplomat rus.

Më 10 gusht, sipas media sllovake, vendi kishte shpallur non grata tre diplomatë rusë.

Sipas Ministrisë së Jashtme Sllovake, veprimet e  diplomatëve ishin në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

Përveç kësaj, sekretari i shtypit i departamentit, Juraj Tomaga, tha se diplomatët kishin keqpërdorur  vizat që kishin marrë nga Konsullata e  Përgjithshme Sllovake në Shën Petersburg dhe se bëhej fjalë për një krim të kryer në territorin e një shteti tjetër – një anëtar i NATO-s dhe BE-së.

Më 11 gusht, diplomatët rusë, të cilët u shpallën persona non grata nga Sllovakia, u larguan nga vendi.

Më 5 qershor, qeveria Çeke njoftoi se dy punonjës të Ambasadës Ruse në Pragë u shpallën non grata.

Kryeministri i Republikës Andrei Babish tha se dëbimi i punonjësve të ambasadës Ruse lidhet me historinë e helmit ricin.

Në fund të Prillit, mediat vendase raportuan se një person me pasaportë diplomatike ruse kishte mbërritur në Pragë.

Ai dyshohet se kishte helm ricin me vete, që sipas gazetarëve të helmonte tre politikanë vendas të cilët janë përfshirë në prishjen e monumentit të Marshallit të Bahshkimit Sovjetik,  Ivan Konev dhe riemërtimin e sheshit para ambasadës Ruse në nder të Boris Nemtsov.

Ambasada ruse në Pragë i quajti këto akuza të rënda dhe kërkoi t’i siguronte diplomatit mbrojtjen e policisë, pasi kërcënimeve të shumta.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov vuri në dukje se nuk kishte  prova se Moska po përpiqej të helmonte dikë në Republikën Çeke.

Më 24 janar, Bullgaria shpalli persona dy diplomatë rusë persona non grata, pa dhënë ndonjë provë se ata kryen ndonjë veprimtari të paligjshme.

2019

Më 4 dhjetor, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë shpalli persona non grata  dy punonjës të ambasadës ruse në Berlin, duke i akuzuar për bashkëpunim të pamjaftueshëm të autoriteteve ruse në hetimin e vrasjes së një shtetasi nga Gjeorgjia në Berlin në Gusht 2019.

Viktima një militant, ishte një nga organizatorët e shpërthimeve në metronë e Moskës. Më vonë, autoritetet gjermane vërtetuan se ai ishte një terrorist islamik.

Një shtetas rus u ndalua nën akuzat e dyshimit për vrasje.

Sipas raporteve të mediave gjermane, i dyshuari mund të jetë një agjent i shërbimeve speciale ruse. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, tha se çështja e vrasjes së një shtetasi gjeorgjian në Berlin nuk është e lidhur me shtetin rus dhe organet zyrtare.

Më 28 tetor, autoritetet bullgare dëbuan një diplomat rus nga vendi.

Kjo ndodhi pas deklaratës së Prokurorisë ë Përgjithshme bullgare se po përfundonte hetimin ndaj një shtetasi rus, në dyshimin se kishte punuar me shërbimet speciale ruse për shkak të statusit të tij diplomatik.

Sipas faqes së internetit të zyrës së prokurorit bullgar, sekretari i ambasadës ruse në Sofje u akuzua për  dhënien e informacioneve sekrete- inteligjencës ruse.

Që nga shtatori 2018, ai dyshohet se ka mbledhur informacione shtetërore sekrete në territorin e Bullgarisë.

Më 13 gusht, Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës njoftoi se një diplomat rus i cili punonte në Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Lvov ishte shpallur persona non grata në Ukrainë dhe ishte larguar tashmë nga vendi. Ai u akuzua për dhënien e informacioneve shtetërore.

2018

Më 22 nëntor, Sllovakia dëboi një diplomat rus, duke e akuzuar atë për aktivitete sekrete të inteligjencës. Diplomati u largua nga vendi brenda 48 orësh.

Më 4 tetor, u bë e njohur se shërbimet speciale holandeze dëbuan nga Holanda më 13 prill, katër rusë që pretendohet se u përpoqën të kryenin një sulm hakerash mbi Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Në të njëjtën kohë, të dyshuarit kishin pasaporta diplomatike. Amsterdami pohoi se, ndër të tjera, rusët u përpoqën të fitonin akses në dosjet e hetimit për rrëzimin e MH17.

Më 11 korrik, mediat greke raportuan se qeveria kishte shpallur non grata dy diplomatë rusë nga vendi dhe kishte ndaluar hyrjen e dy diplomatëve të tjerë për të hyrë në Greqi.

Këto masa, sipas raporteve të mediave lokale, kanë të bëjnë me “veprime të paligjshme kundër sigurisë kombëtare” dhe “shërbejnë si një përgjigje ndaj veprimeve të paligjshme në territorin grek, të cilat kërkojnë të  ndërhyjnë në punët e brendshme të Greqisë”.

Midis akuzave të Athinës ndaj diplomatëve janë përpjekjet për të mbledhur dhe shpërndarë informacione, si dhe ryshfet për zyrtarët qeveritarë.

Në Mars 2018, një numër vendesh njoftuan dëbimin e diplomatëve rusë.

Arsyeja ishte incidenti që ndodhi në Salisbury Britanik, ku më 4 mars ish-koloneli  Sergei Skripal, i cili punonte për shërbimet speciale britanike dhe vajza e tij Yulia u helmuan.

Britania e Madhe pretendon se shteti rus ishte përfshirë në helmimin e Skripals me agjent nervor A234, por Rusia e ka mohuar kategorikisht diçka të tillë.

Në mes të majit, Sergei Skripal u largua nga spitali, ndërsa Yulia  në mes të prillit. Më 14 Mars, Kryeministrja Britanike Theresa May njoftoi dëbimin nga mbretëria të 23 diplomatëve rusë (më shumë se një e treta e stafit të ambasadës ruse në vend).

Më 26 mars, në shenjë solidariteti me autoritetet britanike për sa i përket çështjes Skripal, Shtetet e Bashkuara vendosën të dëbojnë 60 diplomatë rusë – 48 persona të misionit diplomatik dhe 12 anëtarë të tjerë të misionit të OKB – dhe të mbyllin  Konsullatën e  Përgjithshme Ruse në Seattle.

Autoritetet gjermane njoftuan se ata synojnë të dëbojnë katër diplomatë rusë. Katër diplomatë do të dëboheshin nga Franca dhe Polonia, tre nga Lituania dhe Republika Çeke, dy Danimarka, Italia dhe Holanda, një nga Finlanda dhe Rumania.

Ukraina dëboi 13 punonjës të misionit diplomatik, Letonia – një diplomat dhe një punonjës të Aeroflot.

Estonia dëboi atasheun ushtarak të ambasadës ruse nga vendi. Sipas Këshillit Europian, 14 nga 28 vendet anëtare të BE-së kanë vendosur të dëbojnë diplomatët rusë si një masë solidariteti me Londrën për çështjen Skripal.

Kanadaja gjithashtu ka vendosur të dëbojë katër diplomatë rusë dhe Australia dy. Në total, mbi njëqind diplomatë janë shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara, një numër vendesh europiane dhe shtetesh të tjera