“Ndragheta”, një skandal që paralajmëron shumë – REDAKSIONALE

REDAKSIONALE

  • Përgjimet e shfaqura në 22 janar 2021 nga Antimafia Italiane janë një çështje më shumë se një lidhje e ngushtë mes qeverisë aktuale dhe bosëve të Ndraghetës.
  • Ato paralajmërojnë shqiptarët për rrënjët e të keqes që kanë nisur të nguliten thellë në trupin e shoqërisë sonë. Një mesazh i qartë për një shoqëri që endet lartë e poshtë në segmentin tranzicion.
  • Kushdo që mendon se ky skandal është një flluskë sapuni gabohet. Lali Euro duket se po kthehet nga një “investim” amerikan në një “investim” me aksione 20% të mafias Ndragheta, pasi një tjetër bashkëpunëtor tij është arrestuar në verën e 2020. Fabio Tosi është akuzuar dhe po hetohet në Itali për marrëdhënie me Mafian ndërsa është bashkëaksioner me Bashkinë e Tiranës në kompanine Eco Tirana.
  • Ndërsa ujrat e Tiranës bëhen përditë e më të turbullta grataçielat e qytetit thumbojnë dhe më shumë. Paratë e tyre janë konfirmuar se vijnë nga mafia italiane, përgjimet flasin për një lidhje te ngushtë që kalon kufijtë e njohjeve personale. Kanalet janë sa diplomatike aq edhe personale, ku sekserët përfitojnë me çtë munden.
  • Gjithë ky pisllëk duket se do të dalë sheshit me kalimin e këtyre ditëve. Ajo çfarë ka paralajmëruar shefi antimafias italiane De Ruso në intervistën e 2019 ishte i qartë. Shqipëria është në një udhëkryq dhe duket se zgjedhjet e 25 prillit do jenë një përxgjedhje mes mafiokracisë në qeveri dhe opozitës politike!