Mazhoranca e heshtur brenda PS që duhet respektuar dhe mbështetur.

Nga Admir Malaj

Nga njera ane une mendoj se pergjegjesia eshte gjithnje individuale, prandaj nuk eshte e drejte te sulmohet e gjithe Partia Socialiste per ndodhite e fundit te pergjimeve te dala ne Itali.
Nga ana tjeter mendoj se nje force politike duhet te kete forcen e vetekritikes dhe integritetin e duhur qe te jete e sinqerte, jo vetem me anetaret e saj, por dhe me gjithe shoqerine ku i eshte lejuar te veproje. Nese kjo gje nuk ndodh, atehere pergjegjesia behet kolektive, per veprim dhe mosveprim.
Une e di qe brenda Partise Socialiste ka shume njerez te ndershem, ne fakt ata jane shumica derrmuese. Ajo eshte shumica e heshtur qe nuk ka te beje me keq-qeverisjen, madje eshte vete viktime e saj, kur ndodh. Eshte ajo shumice qe ballafaqohet cdo dite me hallet e njerezve, qe i kerkohet madje dhe t’i zgjidhe duke dhene nga vetja. Si te jene private, si nepunes shteti, apo dhe shoqeri civile. Thjesht jane njerez qe i thone dores-dore dhe kembes-kembe, qe i skuqet faqja, e nuk mund te rrine indiferente, se ne fakt i rri mendja aty, nese i thua dicka. Ata nuk kane telekamera nga pas kur bejne ndere nga xhepi i vet, apo thjesht kur bejne punen e tyre, e kush ben punen e vet eshte hero ne Shqiperi.
Une mendoj qe kjo shumice e heshtur qe serish po hesht edhe per ndodhite e fundit, eshte forca e vertete ndryshuese sot, ose me mire, ajo qe mund te beje ndryshimin deri ne 25 Prill.
Ata mund te bejne presionin e vertete, ate qe frikeson elitat e mbivendosura te Partise, si dhe elementet e erreta qe sic po shohin, kane interesa ne administrimin e vendit.
Presioni shpesh shprehet me indiference, e kjo indiference eshte arma me e forte qe kane socialistet e mire. Por per te qene indiferente, ajo nuk duhet te ndjehet e kercenuar, ndryshe aktivizohet.
Sic ndodh perpara zgjedhjeve, te gjitha palet behen gati per lufte politike, duke ndare ne “ne” dhe “ata”. Socialistet e mire e dine, qe nese ndryshon pushteti, ata do te behen kurban nga vete sivllezerit dhe simotrat e tyre qe deri tani po gezojne nje-me-nje pushtetin. Kjo ka ndodhur edhe me partine tjeter te madhe. Sic na mesojne filozofet, ne fund elitat konvergojne, ndersa ne shesh jane masat qe paguajne cmimin e luftes.
Prandaj, per aq kohe sa socialistet e mire nuk po e mbrojne me fanatizem eliten e Partise, por jane indiferente, atehere ata duhen nderuar dhe pergezuar.
Nuk eshte hera e pare qe socialistet e mire braktisin eliten e vete. Mjafton te permendim 2005, kur te zhgenjyer nga nje kryesi partie e hapur ndaj botes se biznesit dhe shoqerise civile dhe e mbyllur ndaj bazes, ata i kthyen kurrizin Fatos Nanos. Ky eshte mendimi im per ate kohe.
Sot mendoj se socialistet e mire ja kane kthyer krahet nje pjese te mire te drejtuesve aktuale, sidomos te atyre qe here dalin jashte partise dhe i gjuajne me gure dhe here futen brenda dhe perbetohen per besnikeri, duke e rrenuar me keq. Por kujdes! Brenda kryesise nuk jane te gjithe te keqinj, te paafte, apo te korruptuar, sepse duke pergjithesuar rrezikojme qe te digjet i njomi ne te thate. E kunderta nuk ndodh kurre.
Prandaj eshte domosdoshmeri qe kjo mazhorance e heshtur brenda Partise Socialiste te perkrahet, te mos sulmohet, sepse ndryshe, nese ekstremizohet gjuha atehere rikujtohen bema te kaluara, ku mendoj se asnje parti nuk eshte pa njolle. Rezultati do jete kompaktesimi i partise, serish ne rresht, sepse kjo mazhorance e heshtur, sic e kam thene, e di cdo te thote rotacion dhe e ka vuajtur ne lekure revanshin e djathte, i cili ne vend te merrej me kryetaret e partise, u mor me kryetaret e grupseksioneve.
Nuk duhet harruar gjithashtu, qe gjate kohes qe Partia Socialiste ka qene ne opozite, Partia Demokratike i ka pasur te gjitha menyrat per te ndihmuar pjesen e shendoshe brenda Partise Socialiste. Fuqizimi i elites aktuale erdhi pikerisht me konsolidimin e pushtetit te Partise Demokratike. Jo me kot sot shohim politikane shetites, qe gezojne privilegjet e pushtetit, kushdo qofte.
Ndonese une jam shume kritik me eksponente te caktuar te Partise Socialiste (kujdes jo me te gjithe), serish nuk mund te jem kurre kritik me mazhorancen e heshtur, me socialistet e mire. Une mund te isha nje prej tyre, e me shume gjasa mund te jem ne te ardhmen, sic ka qene dhe babai im.
Ne perfundim une dua te jem optimist. Sot kryetari i Partise Socialiste ka ne dore nje shans te madh, per te lene gjurme ne historine politike te vendit tone. Nje klase politike nuk jep doreheqjen nese kapet ne shkelje te ligjit, sepse per keto ka Kod Penal dhe Administrativ, por nje klase politike jep doreheqjen per arsye morale, e mendoj se nje pjese e mire e kryesise aktuale ka probleme reale me moralin politik. Ai si kryetar ka gjithe hapesiren e nevojshme per t’i vene keta kolege perpara pergjegjesise morale. Per te hapur kryesine per bazen reale te partise.
Sot ai sebashku me mazhorancen e heshtur kane ne dore fatet e vendit. Nga ana tjeter, nese nuk ben gje, atehere ndryshimin do ta sjelle Partia Demokratike, siç ndodhi ne 2005.