Kryeministri italian jep dorëheqjen! Ja pse ra qeveria italiane


Kryeministri italian Conte do të shkojë nesër paradite në presidencë për të dorëzuar për herë të dytë dorëheqjen. Ikja e aleatit të koalicionit, Mateo Renzi ka bërë që qeveria të mos të ketë maxhorancën e garantuar në Senat.

Pse ra Qeveria?

Një ndër arsyet kryesore të nisjes së krizës së qeverisë në Itali është kërkesa e kryeministrit Conte për të krijuar një Fondacion për të mbikëqyrur dy shërbimet sekrete italiane, të brendshme dhe të jashtme. Aleati i qeverisë Renzi mendonte 1) se Conte përmes kësaj lëvizje do të siguronte autonomi në qeverisje dhe pak nga pak do të izolonte; 2) se Conte mund të përdorte shërbimin për ta shantzhuar, duke nxjerrë në dritë rolin e Renzit në dosjen e falsifikuar të ish agjentit britianik C.Steele për implikimin e Trump me Shërbimet ruse. Në fakt, me kërkesë amerikane në verën e 2019, kryeprokurori i SHBA, W.Barr, vizitoi Romën për një takim me Conten dhe Shërbimet.
Renzi ka qenë gjithmonë një njeri shërbimesh, herë si aktor e herë si faktor. Madje, një herë doli në media se Obama e kishte çuar si “ambasador” në Azerbaxhan, për një çështje strategjike…
Ndërsa pak ikjes së Renzit nga qeveria, Conte për të gjetur votat në parlament dhe senat ka përdorur çdo lidhje, nga afërsia me kardinalët e Vatikanit tek njerëzit e shërbimeve të posaçme. E kaloi lehtë votën në parlament, ndërsa më të vështirë e pati në senat, ku mori edhe dy vota të opozitës, por nuk mund ti ketë përgjithmonë. E gjitha kjo filloi me ikjen e Trump nga presidenca e SHBA.