

Italia është vendi ku lindi dhe u krijua mafia,por që nga ajo kohë kanë kaluar 150 vjet.
Mafia, sot përfshin degë të shumta të ekonomisë, që shtrihen në shumë aktivitete.
Ativitetet e krimit të organizuar shkojnë që nga transportimi ilegal i plehrave, tek tregtia e drogës, mashtrimet në projektet ndërtimore dhe deri tek prodhimi i produkteve piraterike.
Mafia në Itali u forcua për arsye të ndryshme, si përshembull frika e popullsisë, sistemi gjygjësor i dobët dhe korruptimi i elitës politike. Në të gjitha vendet, ku sistemi shtetëror është i dobët, krijohen organizata të tilla mafioze.
Për shembull më Siçili organizata mafioze kryesore është Cosa Nostra, më e e njohura edhe për shkak të ekranizimeve. Në Kalabri, janë dy organizata kryesore: Sacra Corona Unita dhe Ndragheta. Kjo e fundit ka marrë dominimin në Itali e Europë sepse kontrollon rrugën e kokainës, nga Amerika Latine në Kontinent.
Në Napoli e rrethina funksion organizata Camorra, ndërsa në Romë janë klani Spada, mafia Nigeriane dhe mafia shqiptare.
Të marrim Ndraghetën:
Ca gjëra për Ndraghetën ose dora e Zezë, për të pasur një ide se për çfarë po flasin.
– Xhiro vjetore 61 miliardë euro.
– 20 mijë anëtarë në 5 kontinente
– Komandimi mbi bazë gjaku
– Mund të spostojnë deri në 200 mijë vota.
– Shqiptarët dhe nigerianët janë të “punësuar” në organizatë.
Krimi i organizuar kthehet në një kundërshtar të fortë, të shtetit ligjor.
Por si i lufton prokuroria dhe karabineria. Sistemi i drejtësisë italiane ka 9 mijë magjistratë, në tërësi dhe punë hetimore kryesisht bëhet përmes përgjimeve dhe pendimeve të mafiozëve.
-Çdo vit bëhen mbi 130-140 mijë përgjime (nga të cilat 20 mijë mjedisore);
– Kosto vjetore 285 milion euro
– 1900 operatorë përgjimesh.
– Kompanitë që prodhojnë pajisje përgjimesh 148.
– Për shqiptarët (por edhe për Arabët/Maghrebinët) italianët kanë një software të zhvilluar përgjimi gjysmë automatik, që quhet…
– Software mund të identifikojë automatikisht,nëse zëri është verior jugor, shqipëri e mesme, gjendjen emocionale dhe nëse zëri i i tij gjendet në database.
more recommended stories
Si e akuzoi Spartak Ngjela për manipulim të zgjedhjeve Ilirjan Celibashin
(Nga Prec Zogaj USHTARET E RENE.
Raporti i DASH, Bushati: Shqipëria është kthyer në një gropë të zezë të pastrimit parave
Sekretari Blinken parashtron politikën e re të jashtme të SHBA: Inkurajojmë anulimin e ligjeve të këqija, luftimin e korrupsionit dhe praktika jo të drejta
Blendi Fevziu: Pas 8 vitesh qeverisje, Mazhoranca e konsumuar