Demiraj përkujton pedagogun e tij ushtarak që humbi jetën nga Covid-19


Ish ministri i Brendshëm Dritan Demiraj përmes një komunikimi ka përkujtuar humbjen e Prof.Agim Sula, pedagod e drejtues i Akademisë Ushtarake.

Lajmi per humbjen para kohe të njërit nga profesorët dhe shokët e mi më të dashur na tronditi pa masë.

Prof Agim Sula ka qënë një nga intelektualët dhe ushtarakët më dinjitozë, punëtor i palodhur, intelektual i niveleve më të larta nga i cili kam patur privilegjin që të mësoj pa fund.

Kushdo që ka mbaruar kurset e nivelit strategjik në Akademinë e Forcave të Armatosura ka patur mundësinë që të mësojë nga Prof Sula, jo vetëm nga dijet e tij, por nga mënyra veçantê e komunikimit, integriteti, sinqeriteti dhe mënyra e bashkëpunimit me kolegët, studentët dhe eprorët e tij.

Që nga sot, familja Sula nuk do ta ketë në gjirin e saj bashkëshortin, babain por edhe ne kolegëve të tij do të na mungojë shumë.

Sot Forcat e Armatosura janë në ditë zie, pasi atyre u ka ikur mendimi i çmuar dhe i urtë, një kolonel ndër të paktët në këto 20 vitet e fundit, ndërkohë Akademia e Forcave të Armatosura ka humbur komandantin dhe mentorin e saj të urtë e të çmuar.

Pedagogët dhe studentët sot ndahen me idhullin e pedagogut, me njeriun që të imponohej me nivelin e lartë të dijeve, si shumë shumë pak të tjerë në këtë institucion.

Prof i dashur Agim Sula!

U prehsh në paqe.

D.D. Michigan.