Dash Tahiri kandidon për Patozin në Vlorë, por emri i del tek punët në Portin e Vlorës me Rilindjen

Ish-deputeti tashmë pjesë e Bindjes Demokratike, Dashamir Tahiri, ka çelur fushatën në Vlorë teksa ka njoftuar se ai do të jetë i pari në listë, i cili do të përfaqësojë BD me në krye Astrit Patozin.

Ai thotë se deri më tani janë në aleancë me 3 parti të djathta, ndërkohë që shprehet i bindur se partitë e mëdha nuk e formojnë dot qeverinë pa ndihmën e Bindjes Demokratike.

Pak ditë më parë emri i Dashamir Tahirit dilte si i interesuar për të punuar në thellimin e portit të Vlorës, një projekt i qeverisë Rama.