Tiranë| Grabitet një farmaci përmes një pistolete lodër, merret xhiroja ditore

Një farmaci në kryeqytet është grabitur mbrëmjen e së enjtes, ku një person, i cili uk është identifikuar ka kërcënuar me një armë lodër punonjësit , ku këto të fundit nga frika, i kanë dhënë të gjithë shumë e parave që kishin.

Burime për Faxweb, ngjarja ka ndodhur në një farmaci në bulevardin Zhan D’Ark në orët e mbrëmjes.

Shuma e parave të marra nga ana e grabitësit ka qenë xhiroja ditore e farmacisë. Mësohet se grabitësi fillimisht, ka hyrë në ambientet e farmacisë, më pas ka nxjerr një objekt në dukje armë zjarri, por që nga këqyrjet ka rezultuar armë lodër, çakmak.
Përmes një arme lodër ai ka kërcënuar dhe kanosur shitësin në mënyrë që të mos bënte zë dhe të merrte vlerën monetare që ishte gjendje. Pasi ka marrë shumën e parave ai është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja është raportuar menjëherë në polici, ku kjo e fundit, menjëherë ka bërë sekuestrimin e dhjetra kamerave të sigurisë për të zbuluar kush është grabitësi dhe itinerarin e largimit.