“Në kohë për t’i lexuar gocës”- Aurela nxjerr foton e Lulzim Bashës

Bashkëshortja e kryedemokratit Lulzim Basha, Aurela ka ndarë momente “sekrete” nga jeta e tyre familjare.

Me anë të një postimi në Instagram, Aurela shkruan se Basha ka shkuar sot në kohë për t’i lexuar vajzës së vogël, Viktorias librin e saj të preferuar.

Duke përdorur hashtaget, Aurela ka ndarë edhe detajin se “vajza e babit” është Viktoria, ndërsa Dafina është më e lidhur me të.

“Sonte në kohë për ti lexuar gocës librin e preferuar,”-shkruan krahas fotos Basha, ndërkohë që babë e bijë e kanë mendjen tek libri.