AKSIDENT| Fushë- Krujë, humb jetën 46-vjeçari, plagosen rëndë dy gra. Në pranga dy persona

– Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Krujës, ku si pasojë ka humbur jetën 46-vjeçari, A. S. Policia bën të ditur sesi pasojë e aksidentit kanë mbetur të palgosur rëndë edhe D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë shtetasit D. S., 40 vjeç, banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me mjetin tip “Ford”, ku ndodhej viktima dhe dy të plagosurat, e më pas edhe me mjetin tip “Audi”.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.