Krimbat tanë dhe peshkaqenët italianë!

Nga Nikoleta Kovaçi

Italianet jane ne lufte me mafien e vet e krimbat tanë! Mafia e tyne nuk asht mà e padukshme! Asht me pushtet: e forte, e qarte dhe e sakte! Ata s’kane ma nevoje te lodhen, as te investohen me rekrutime te vetesh pasi tashma punen e ushtareve te tyne e kryejne pushtetarët shqiptarë!

Ne 8 vitet e pushtetit mafioz te Edi Rames lidhja mes tyne u kthye ne mision! Me det, toke dhe ajer, asgja nuk i pengoi palet te kryenin punet e tyne duke e kthye Shqipnine ne nje depo te magazininit te krejt puneve fitimprurese te mafies se tyne dhe krimbave tane poltik!

Shqipnia u kthye ne magazine kokaine, heroine e shumellojesh te tjera drogerash duke furnizu pa asnje pengese grupet e interesit ne Itali! Po ashtu, nen te njejtin mekanizem, Shqipnia u kthye edhe ne nje grope ku krejt paret e pamundura me hy ne Europe te hidheshin ne kete vend te kapun fort prej mafies politike dhe mjerane shiptare!

Mbi 20 kulla ne qender te Tiranes jane deshmia e qarte qe vendi asht peng dhe na jena te pamundun me i dal zot ksaj toke nga barbaret e shekullit 21! Qe me lumenjte e hashashit, laboratoret e kokaines e heroines, Shqipnia tregoi se ne dispozion te mafies dhe qeverise ka vendosun krejt shtetin, duke nis nga policia, prokuroria, gjykatat dhe ambasadat e huaja! Kjo gjitheperfshirje legjitimoi tregtine e drograve dhe hapi rruge qe paratë ta vinin ketu nen masken e zhvillimit te vendit!

Shqiptarët te marramendun mas politikes, te perçare majtas e djathtas pa asnje ide te qarte sepse-je, te mbetun ne terr informativ, te izoluem ne kerkim te bukes dhe mbijeteses, nuk kane asnje lloj orientimi rezistence! Zerat e veçuem mbyten nga turma meskine dhe e pashprese, ndersa prej ma shume se kater vitesh vendi asht pa media! Asnje zá s’del tej formatit te percaktuem nga politika mafioze e qeverise! Gjithçka thuhet perciptazi! Edhe ata qe guxojne, anashkalohen ose etiketohen te zhurmshem e e te pabazë!

Italianet here mas here zgjohen, godasin e flasin! Ani pse e dine fort mire se politika e tyne asht e perzier me mafien, po ata guxojne sepse kane media, kane dhe ideojne mundesira sulmesh ndaj cenimit te jetes dhe dinjitetit: peshkaqenet e tyne dhe krimbat tane jane ne lidhje te domosdoshme pa patur asnje pengese nga Shqipnia ndersa atje nganjehere goditen sa me iu kujtu se mos te sillen ne vendin tone krejt paratë por të lihen aty….

Asgja nuk asht e re ne kete histori bashkepunimi kriminal mes paleve! Ka 8 vjet qe bahet e njajta pune! Ndaj s’më ban dhe s’duhet ta bajë asnje çudi implikimi i krejt shtetit-krimb ne kete marreveshje mafioze! Ajo qe me dhemb asht vetem mosndergjegjesimi i shqiptareve qe vriten si bagetite per pazaret e krimbave tanë me peshkaqenet italianë e pertej!