Flamur Noka: SPAK është në gjumë, Veliaj duhet të japë llogari

Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka kërkoi nga SPAK hetimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për lidhjet me Ndraghetan.

Nga studioja e lajmeve të “Vizion Plus”, Noka tha se po të kishim drejtësi të re, diçka e tillë duhet të kishte ndodhur tashmë.

Për ish-deputetin e PD, SPAK nuk ka guxim të hetojë emrat e qeverisë.

“Aksioneri i kompanisë Eco po hetohet në Itali për aktivitet mafioz, aksioneri shqiptar vazhdon kryetar bashkie sepse drejtësia shqiptare, SPAK, është në gjumë. Nuk shohin, nuk dëgjojnë dhe nuk kanë as gojë kur vjen puna tek rilindasit. Nëse do të kishim drejtësi të re, sot duhet të ishte çelur një hetim i iniciuar nga kjo dosje. SPAK duhet të kishte kontaktuar me kolegët e antimafies italiane. Cila është detyra e SPAK? Mos është vallë të hetojë një hajdut që vjedh sepse nuk ka bukë të hajë apo ai që vjedh pesë kunguj. Ku është drejtësia? Çerri i Ndraghetës duhet të japë llogari. Realiteti gëlon, vlon, nuk e fsheh dot. 25 prilli është zgjidhja”, u shpreh Flamur Noka