Rinia e sotme pa shpresë e pa vemendje qeveritare, e detyruar të largohet!

Nga Martin Toro Kryetarë i FRPLL.

Situata e vështirë ekonomike nën drejtimin e “Rilindje” ka prekur jetën ekonomike të gjithë shqiptarëve pa dallim, duke i varferuar çdo ditë e më tepër ato.
Ajo që sot eshte me shqetesuese per ne, që po sjellë pasoja të rënda për vendin eshtë humbja e shpreses, largimi i rinisë dhe zbrazja e vendit.
Kjo rini sot gjendet e pa pune, e pa mundur per shkollim dhe e pamundur per te krijuar familjen e saj te ardhshme si baze e shoqerisë.
Gjithçka rinia e jonë sot, persa kjo qeveri i afron, e ka mbeshtetur dhe e shikon si rruge zgjidhje tek emigrimi.
Ky emigrim i pafalshem dhe me pasoja per kombin po sjell zbrazje te vendit, plakje dhe largim jo vetem te krahut te punes por edhe te profesionisteve te rinje.
Prandajne në programin elektoral te PLL zene nje vend te veçantë politikat dhe programet stimuluese per punesimin, pregatitjen profesionale dhe universitare të rinisë.
Nje vemendje e veçantë gjithashtu do të i kushtohet subvensionimit ne mënyra të ndryshme nga shteti për familjet e reja të krijuara rishtas.
Vemendja ndaj rinise per të i kthyer shpresën asaj per të mos u larguar dhe zbrazur vendin, sot shqetesim i madh, eshte dhe duhet te jete nje detyre kombetare per te gjithe.
Rinia e ardhmja e kombit.