Ilir Rusmaili i heq njollën deputetit të PS

Shefi i kadastrës së Lushnjes i dënuar me 1500 lekë gjobë pasi shpërndau certifikata pronësie nuk do të paguajë dëmin. Komisioni i ankesave në KQZ ka rrëzuar vendimin e komisionerit shtetëror duke dhënë vetëm një tërheqje vërejtje për deputetët.

Shefi i Kadastres së Lushnjes nuk do t’i duhet të mundohet për të paguar gjobën prej 1500 lekësh të vendosur nga KQZ, edhe pse ngjarja u cilësua cenim moral i Kodit Zgjedhor.

NË mbledhjen e parë të zhvilluar, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar vendimin e Komisionerit shtetëror Ilirjan Celibashi për gjobitjen e Arben Qalliut.

Pasi u konsultuan me njëri-tjetrin anëtarët e KAS-it vendosen të shfuqizojnë gjobën dhe t’i japin një këshillë Kadastrës.

KAS-i nuk mendon se deputeti socialist Bujar Çela, i cili ka shpërndarë dhe fotografuar qytetarët e Lushnjes së bashku me certifikatat e pronësisë ka shkelur Ligjin.

Por edhe në këtë rast kreu i KAS, Ilir Rusmajli kishte një këshillë për deputetët e Kuvendit që të mos cenojnë besueshmërinë në këtë proces