U helmuan nga gazi në shkollë 6 nxënëse, QSUT jep detaje të gjendjes shëndetësore

Spitali QSUT, aty ku aktualisht ndodhen tre nxënëset të cilat pësuan asfiksim nga rrjedhja e gazit që ndodhi ditën e sotme në shkollën jo publike në Don Bosko, ka dhënë njoftimin zyrtar.

QSUT bën të ditur se paraditen e sotme kanë mbërritur me ambulancë 3 paciente të moshës 15-vjeçare, si dhe tre të tjera të moshës 12 deri në 14 vjeçare. Mjekët kanë kryer konsultat dhe kanë konstatuar se vajzat kanë pasur dhimbje koke, temperaturë të përziera dhe stres.

Spitali shton se gjendja e tyre është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.