Socialistet e Elbasanit kane sot nje alternative fituese: Rudina Hajdari dhe Evald Sereqi

Jo vetem socialistet, por gjithe votuesit e spektrit te majte ne Elbasan kane sot dy kandidatura te forta perkundrejt te majtes klasike te perfaqesuar nga Rilindja e ngjizur ne vitin 2013.
Rudina Hajdari eshte nje aktiviste e fuqishme e te drejtave te njeriut me mbeshtetje te gjere nga diplomarer liberal-progresiste ne Tirane. Ajo gjithashtu ka nje lidhje te ngushte me liberalet ne ShBA, duke punuar prane kongresmenit progresist Engel. E shkolluar jashte, e ndjeshme ndaj ceshtjeve sociale, te drejtave te vajzave dhe grave, si dhe grupimeve LGBTIQ+, si dhe me nje anglishte te shkelqyer ajo eshte kandidatura qe cdo socialist i vogel dhe i madh do te votonte dhe do te donte ta perfaqesonte ne Parlament.
E njejta gje vlen dhe per Evald Sereqin, nje profesor i ri dhe biznesmen ne fushen e ndertimit te pallateve shumekateshe dhe jo vetem, i mbeshtetur nga nje force politike, ku eksponentet kane treguar me konfrontime deri dhe fizike armiqesine e tyre me Levizjen Socialiste per Integrim, ai permbledh cdo veti per te bere per vete socialistet e zhgenjyer nga Rilindja.
Te dy forcat politike qe mbeshtesin keta te rinj te talentuar jane forca me nje qasje sociale dhe rinore, duke te kujtuar paksa fillimet e FRESSHit dhe MJAFTit, dy nga organizatat me influencuese ne spektrin e majte.
Ky eshte nje lajm i mire per socialistet e qarkut te Elbasanit, te cilet kane sot me shume se kurre alternativa perfaqesimi, brenda ombrelles se Partise Socialiste.
Nderkohe demokratet dhe opozitaret e Qarkut Elbasan e kane te qarte per ke te votojne: Vota shkon per listen Gaz Bardhi!