SKANDAL në Mirditë: ‘Ngrin’ kaldaja e re, mbyllet shkolla e rikonstruktuar një vit më parë!

Shkolla e mesme “Ndrec Ndue Gjoka” në Fan të Miditës ka mbyllur dyert për nxënësit që prej ditës së hënë, 18 janar. Vendimi është marrë nga drejtoria e shkollës, për shkak të mungesës së ngrohjes.

Shkolla është rikonstruktuar një vit më parë, ku është instaluar kaldaja, por ajo ka dalë jashtë funksionit. Tubacioni i ujit që furnizon sistemin e ngrohjes është vendosur në sipërfaqe të tokës në një gjatësi prej 300 metrash, i cili ka ngrirë për shkak të temperaturave nën zero.Drejtori i shkollës Frrok Vokrri thotë se ka vënë në dijeni Bashkinë e Mirditës për problematikën e hasur në kaldajën e re të shkollës.

“Arsyeja është furnizimi me ujë. Tubi ndodhet në sipërfaqe. Me rënien e temperaturave tubi ngrini dhe krijoi situatë të vështirë dhe për furnizimin e kaldajave dhe tualeteve. Me këto kushte u detyruam që ta zhvillojmë mësimin online”, u shpreh Drejtori i Shkollës “Ndre Ndue Gjoka”, Frrok Vokrri.

Në shkollën e mesme të Fanit zhvillojnë mësim 220 nxënës të 13 fshatrave të kësaj njësie vendore. Është rekomanduar mësimi online, por pjesa më e madhe e nxënësve nuk kanë akses në internet dhe as pajisje elektronike/reportTv