Ja sa i rriti rrogat e mësuesve PD dhe sa PS| Vokshi: Mësuesit të braktisur nga Rama

‘Rama me qeverinë më të keqe që ka patur Shqipëria’.

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi gjatë një konference për mediat ka bërë krahasimet e rritjes së pagave gjatë qeverisjes së PD-së dhe të PS-së.

Sipas Vokshit, Edi Rama ka dështuar me arsimin, pasi i mashtroi mësuesit për rritjen e pagave.

Deklarata e ish-deputetes së PD-së, Albana Vokshi:

3 javët e pushimeve të gjata dimërore për shkollat e kanë bërë të qartë për të gjithë se qeveria e Edi Ramës është qeveria më e keqe që ka patur ndonjëherë Shqipëria.

Në 3 javë, qeveria bëri pushim, bëri turizëm luksoz me mish me flori në restorantin më të shtrenjtë në Dubai, por nuk mori asnjë masë për të siguruar mësim në kushte minimale për nxënësit dhe mësuesit. Madje i gënjeu edhe për rritjen e pagave.

Në mënyrë të përsëritur, provohet se Edi Rama nuk ka asnjë plan për të përballuar efektet e pandemisë në arsim. Dështim për të siguruar kushtet për mësim fizik në shkolla. Dështim për mësimin online. Dështim për mësimin e alternuar.

Për fat të keq, udhëzimi i vetëm i qeverisë për t’u mbrojtur nga covid është hapja dhe mbyllja e dritareve në shkolla në temperatura që shkojnë edhe në minus.

Këto ditë, në Partinë Demokratike kanë mbërritur mesazhe alarmante nga mësues e prindër nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Dibra, Fieri, Lushnja, Gjirokastra se në shkolla nuk ka ngrohje dhe mësimi po bëhet me orar akoma më të shkurtuar.

Asnjë qindarkë investim nga qeveria për fëmijët. Fatura e dështimit të Edi Ramës është e rëndë! Mijëra analfabetë funksionalë më shumë, qindra mësues të infektuar me covid në shkolla, 16 mësues të ndarë nga jeta këto muaj, dhjetëra mijëra të tjerë të zhgënjyer nga premtimet e pambajtura për rritje pagash.

Edi Rama është një dështim edhe për arsimin. 8 vjet në pushtet nuk e bëri kurrë prioritet shkollimin cilësor të fëmijëve, që vjen, në radhë të parë, duke trajtuar me dinjitet mësuesit.

Me Edi Ramën, ndryshojmë si nata me ditën në lidhje me arsimin