E RËNDË| Vetëvritet ushtari shqiptar në Afganistan

Një ushtar shqiptar me iniciale Xh.I, i dërguar me mision në Herat të Afganistanit ka vrarë veten mbrëmjen e sotme.

Lajmi është konfirmuar për Vizion Plus nga burime pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku që ka çuar drejt këtij vendimi tragjik komandon shqiptar, ndërkohë që autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet.