Serbia i dhuron tetë mijë vaksina “Pfizer”, Maqedonisë

Serbia do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut tetë mijë vaksina Pfizer, kundër coronavirusit, ndërsa më vonë edhe nga prodhues të tjerë.

Këtë e tha sot kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili njoftoi se e ka pranuar ndihmën e ofruar nga Serbia, nga ana e presidentit Aleksandar Vuçiç.

“Siç e dini, javën e fundit kemi kërkuar ndihmë edhe nga vende tjera që të mund sa më herët të fillojmë, deri sa të arrijnë 5.850 dozat e para në shkurt. Dua ta ndaj lajmin me qytetarët, se e kemi pranuar ndihmën e ofruar nga Serbia, përmes presidentit Vuçiç”.

“Sot biseduam me Vuçiçin dhe ata pranuan të na ndihmojnë. Detajet do të konfirmohen gjatë ditës. Por ajo që mund të them është se do të marrin tetë mijë vaksina nga prodhuesi Pfizer”, tha Zaev.

Ai shtoi se presidenti Vuçiç ka ofruar që vaksinat të jepen si donacion, por Zaevi ka insistuar që ato të paguhen dhe janë marrë vesh, që Maqedonia t’i paguajë vaksinat Serbisë, me çmimin që i kanë blerë ato