Nuk di ndonjë biznesmen Shqiptar që ka pasuruar vendin tim me biznesin e tij


Nga Admir Malaj

Sistemet-shtete me te avancuara kane vetine e vetekorrigjimit, sidomos per nje nga difektet me te medha te tyre, qe eshte perqendrimi i pushtetit, pasurise dhe influences ne duart e pak individeve apo organizatave.
ShBAte kane bursen, apo vleresimin qe te bejne aksioneret dhe tregu. Sot je gjithkushi dhe neser je askushi. Sa here ka ndodhur qe korporata te medha jane thyer nga bursa (apo mosbesimi i tregut ndaj tyre) fill pas ndermarrjes se ndonje veprimi jo-etik apo anti-kombetar?
Kina apo Rusia ka partine shtet qe toleron vetem nje pushtet, ate te autokratit, e kur vjen tek biznesi, sa here dikush del jashte rrethit, therritet dhe thjesht zhduket, ose futet ne procese pa mbarim. Pjesa e tregut te siguruar mbushet nga biznese te tjera. Jeta vazhdon.
Ka pastaj shembuj hibride si Japonia, Korea e Jugut, apo edhe vete Evropa e vjeter, ku familjet e medha trashegojne biznese prej shekujsh. Ketu mbreteron etika, vetepermbajtja dhe dedikimi ndaj komunitetit, te pakten ne leter. Kemi pare se si sa here dikush del nga rreshti, edhe ketu hapen hetime pa fund deri ne falimentim te familjeve dhe shtetezim te prones. Shembuj ka pa fund.
Cfare dua te them me kete?
Sa me shume i afte te jete nje sistem-shtet per vetekorrigjim, aq me shume ai arrin te vazhdoje pa trauma rrugen e zhvillimit.
A kemi ne sisteme vetekorrigjuese?
Mua me duket se jo!
Ketu ne Shqiperi flasim kaq shume per pergjegjshmerine e shtetit dhe harrojme qe ajo eshte e lidhur pazgjidhmerisht me pergjegjshmerine e privatit, por dhe grupeve shoqerore.
Shembull i pare:
Shteti duhej te ishte vigjilent ne vitet 90’ kur filluan te celin firma qe merrnin para me fajde. Ne fakt u tregua i papergjegjshem. Nga ana tjeter edhe vete privati u tregua i papergjegjshem. Skemat piramidale ne Shqiperi e bene balte, perthithen te babezitura cdo para ne shesh. Sikur te kishin qene me te vetepermbajtura ndoshta mund t’ja kishim dale paq te tere.
Shembull i dyte:
Shteti duhej te ishte vigjilent ne vitet 00’ kur licensoi qen e mace per te celur universitete private. Nga ana tjeter cfare bene universitetet private? A u treguan te pergjegjshme per licensat qe moren? Nga raportet e auditit te bera me vone duket se jo. As vetekontroll dhe as etike (vec ndonje perjashtim), e ja ku jemi sot me nje mal diploma te diskutueshme dhe gropa financiare.
Shembull i trete:
Shteti duhej te ishte vigjilent ne dhenien e lejeve te ndertimit, qe jane jashte nevojave reale te popullates. Cfare ben? Vazhdon jep te tjera. Po privati? Privati nderton dhe nderton, me cilesi te diskutueshme, me skema kleringu, e pa pike vetepermbajtjeje. Kush do t’i bleje keto prona? Si do likujdohen investuesit? Mos jemi prane nje fundosjeje tjeter? Sigurisht qe keto pikepyetje nuk do te ishin, sikur bizneset te ishin treguar me te vetepermbajtura, sikur sistemi te kishte aftesi vetekorrigjimi dhe t’i orientonte bizneset drejt investimeve te tjera.
Shembulli i katert:
Ky do ishte per koncesionet qe jane dhene dhe po jepen. Nje idiotllek i papare. Nuk dua te ndalem fare, pasi mendoj se koncesionet e dhena keto 10 vjet do kene fatin e koncesioneve te dhene nga Mbreti Zog Italianeve.
Ideja ne fund te ketij postimi eshte se ne flasim kaq shume per pergjegjshmeri te administrates publike, te politikaneve, por harrojme pergjegjshmerine e biznesmeneve.
Pa pasur nje grup biznesmenesh me etike dhe moral te larte, me vetekontroll, te afte per vetekorrigjim, ne nuk do behemi kurre nie vend i zhvilluar.
Edhe kur biznesmenet pasurohen pa prekur buxhetin e shtetit, jane serish kushtet e krijuara nga sovraniteti i shtetit shqiptar qe ja kane lejuar ate pasuri, kemi krijuar kushte pozitive qe kjo te vendoset.
Sot e kesaj dite, pervec Tanit te Topit, une nuk di ndonje biznesmen Shqiptar qe ka pasuruar vendin tim me biznesin e tij.
Me sfidoni me emra te tjere!