Monika Kryemadhi: Rama na ka frikë, ja çfarë po tenton të bëjë

Sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj LSI sipas Monika Kryemadhit vijnë pasi kryeministri e ka frikë LSI-në dhe se me censurime në media mendon se do të mposhtë këtë forcë.

“Rreziku i Ramës është LSI dhe kërkon të defaktorizojë LSI-në dhe mënyra se si po tentojnë ta censurojnë LSI tregon frikë nga ne. Normal që mund të mbyllsh një ekran apo portal të LSI por jo komunikimin derë me derë dhe shtrëngimin e duarve me njëri tjetrin që është fushata më e mirë”, tha Kryemadhi.