Çfarë do thoshte sot John Stuart Mill përballë “fake news” dhe çensurës së rrjeteve sociale?

Nga Ledian Droboniku

Mjafton të lexojmë kryeveprën e tij “LIRIA” dhe kupton që themeli i kulturës perëndimore (ndryshe nga ajo e Orientit psh) ngrihet pikërisht mbi lirinë, që nga kultura greke, pastaj romake e kristiane. As Zotrat grekë e as ai Kristian nuk i hoqi lirinë Njeriut, por e lejoi që ai të gjente vetë rrugën drejt lartësimit dhe realizimit të tij.

Ja pse ndërtimi i një shoqërie të shëndetshme varet nga shumëllojshmëria e këtyre mendimeve dhe ideve, sepse ASKUSH nuk është depozitues i së vërtetës tokësore. Ajo krijohet vetëm nga përplasja e mendimeve të kundërta dhe ndryshon bashkë me shoqërinë.

Ja pse dhe “budalliqet” duhet të kenë liri të plot të shprehen. Sepse ajo mund të përmbajë 1%të vërtetë e mund të shërbejë për “shartimin” e ideve dominante me rrugë të reja “të çmendura”. Evoluimi i shoqërisë nuk bëhet drejt shtigjeve të reja e atyre të shkelura.

Por lejimi i “budalliqeve” ka dhe një arsye praktike. Ato duhen konfrontuar e çmontuar me arsyen e shëndoshë që mbart e Vërteta. Por nëse budalliqet bllokohen ato martirizohen e hyjnizohen, duke i shpëtuar ballafaqimit me dritën e së Vërtetës.

Ja pse ata që ndjejnë se janë në anën e së Vërtetës duhet të jenë më të gatshmit për tu përballuar me “fake news” e jo ti bllokojnë.
Gjithmonë nëse janë të interesuar për të vërtetën e jo për diçka tjetër…