TIRANË | Po rregullonte depozitën, 54-vjeçarja bie nga taraca e pallatit

Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh., është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte.

Sipas njoftimit zyrtar, gruaja në fjalë kishte hipur në taracën e pallatit, për të rregulluar depozitën, por ka humbur akuilibrin dhe ka rënë në oborrin e pallatit pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë”.

Për pasojë, ajo ka mbetur e plagosur. 54-vjeçarja është dërguar në spital, por mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën