Alarmohet media pranë Ramës, Baton Haxhiu do votojë për Bashën

Shqiptarja.com, një media pronë e gazetarit italian Carlo Bollino, që shpesh e shohim të mbrojë publikisht qeverinë Rama, ka dalë me një editorial xheloz për gazetarin Baton Haxhiu, që sipas tyre, ka mikluar liderin e opozitës. Ja çfarë shkruan:

Arena e Blendi Fevziut, ku Edi Rama përfshihet normalisht në beteja të përgjakshme, me analistët e pranishëm në studio të impenjuar në masakrimin e tij, u shndërrua të enjten e kaluar për Lulzim Bashën në një dhomë të rehatshme plot pyetje të vetëkënaqura, buzëqeshje miqësore dhe deklarata të dashurie…

…Kulmi, megjithatë, u arrit nga Baton Haxhiu i cili, jo vetëm pa e mohuar, lejoi veten të etiketohej nga Lulzim Basha si ”këshilltar strategjik i kryeministrit” (nëse do të ishte e vërtetë, është shumë e rëndë që ai nuk u paraqit nga Blendi Fevziu si i tillë), por që pikërisht në atë rol ai u gjunjëzua virtualisht përpara liderit të opozitës duke e proklamuar atë “miqësi dhe respekt”, deri në pikën që Basha madje i kërkoi të votonte për PD, hipotezë që Baton Haxhiu as nuk e përjashtoi“.