10 sukseset më të mëdha të Erion Veliajt në vitin që lam pas

Nga Astrit Seranaj

1-Krijoi Logon “TIRANA 100” me rastin e e 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet të Shqipërisë.

2-Shpërndau mbi dhjetë qese me ndihma krejt i vetëm për familjet në nevojë në periudhën e karantinës.

3.Nga dita e karantinës dhe derimë sot mundësoi lëvizjen e lirë të betoniereve pa kufizim orari në të gjithë territorin e Tiranës..

4.Shembi Teatrit Kombëtar në 17 maji 2020 në orën 4.30 me 1500 forca policore në ditën e fundit të kufizimit të lëvizjes për shkak të pandemisë.

5.Premtoi spostimin e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve.Oporeacioni përfundoi me suksesë në më shumë se dhjetë prej tyre.(për mos folur për uji 24 orë apo dhe krijimin e tarracave të gjelbëra për të cilat ka mbi pesë vjet që punon por ka realizuar derimë tani veç taracën e bashkisë).

6.Premtoi përfundimin e mbi 17 shkollave të reja brënda vitit(qoftë dhe me ppp) arriti veç të shembë shkollën “Sami Frashëri”.

7.Premtoi rindërtimin e 1000 shtëpive për të dëmtuarët e tërmetit , ndërtoi 1000 apartamente të Çetit dhe 100 pallate të Safetit.

8.Premtoi se nuk do të mbahej mend si njeriu që dha leje për ndërtim pallatesh, por miraton planin urbanistik “Tirana 2030” me numrin më të lartë të pallateve miratuar ndonjëherë..

9.Është shfaqur në televizione tre herë në ditë çdo ditë me kasetat të parapërgatitura, por veç dy herë gjatë gjithë vitit është përballur me gazetar në studio.

10.Rregulloi dy herë dritat e pemës së vitit të ri që vendoset në shesh në tetor dhe hiqet në prill.