Zbulohet ku do kandidojë Petrit Vasili, bashkë me kryemadhin takojnë banorët

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi sëbashku me nënkryetarin e kësaj partie ishin sot në një takim me banorë të njësisë numër 5 në Tiranë ku pritet të kandidojë edhe Petrit Vasili.

“Ti Titi do të garosh në njësinë 5, kjo është edhe zona jote dhe prej ditësh kanë filluar takimet e tua që në mëngjes herët dhe ndihet prezenca jote kudo. Ajo që të bën përshtypje dhe që e ndjen, është që njerëzit kanë një revoltë të brendshme, por unë them që detyra jonë është që t’i takojmë dhe t’i orientojmë në rrugën e duhur për të shkuar më 25 prill drejt kutisë së votimit. Ti Titi e ke më të thjeshtë, sepse këtu te Njësia 5 janë socialistët më të zhgënjyer” tha Kryemadhi.

Një ndër problemet e mëdha që u vu në dukje është trafiku i rënduar, mungesa jo vetëm e parkingjeve.

”Në fakt kur unë pardje erdha nga Shkodra, më është dashur 45 minuta për të ardhur nga Shkodra, deri afër Institutit, dhe pastaj më është dashur 2 orë e gjysmë nga Instituti për të vajtur në Fresk. Një tmerr i vërtetë, dhe ishte një zinxhir i madh betonieresh” u shpreh Kryemadhi.

more recommended stories

loading...