Pse Basha i ka çuar Elbasanit çunin më të mirë të PD

Kreu i PD Lulzim Basha e njeh mirë qytetin e Elbasanit dhe qarkun në tërësi, nga Prrenjasi në Peqin, duke kaluar nga Librazhdi Gramsh, Cërrik e Belsh. E ka respektuar duke i marrë çunat më të mirë në Tiranë për të qeverisur ministri, bashki e partinë më të madhe të opozitës. Në zgjedhjet e prishtshme të 25 prillit Lulzim Basha i ka kthyer nderin Elbasanit dhe qarkut në veçanti, duke deleguar nr.2 të PD Gazment Bardhi si drejtues politik, një figurë të re politike, me një karrierë të shtruar përpara.

Pse Gazmend Bardhi për qarkun Elbasan?

Sepse qarku Elbasan është bërë një problem në 8 vitet e fundit për shumë arsye, nga papunësia tek krimi i organizuar. Një lum vrasjesh, atentatesh, kërcënimesh si dhe trafikim i lëndës narkotike, e kanë kthyer qytetin në një Palermo të viteve 70. E ka thënë vetë kryeprokurori i Republikës, Çela me gojën e tij: qyteti po kontrollohet nga krimi dhe se prokuroria dhe policia nuk mund ta tolerojnë më që ky qytet të përdoret për të larë hesapet mes bandave, prandaj shtoi se ndaj tyre duhet një përgjigje ekzemplare.

Përgjigjen ekzemplare po e jep Basha për Elbasanin duke çuar personin që ka çuar para drejtësisë, nga Valdrin Pjetrin, Mark Babanin, Qerim Ismailajn tek Jorgo Toton e Vorës, me një shkresë në prokurori. Ligjrend e zhvillim janë për Gazment Bardhin alfa dhe Omega në marrdhëniet e politikës me komunitetin. Rikthimi i legalitetit në komunitet janë mesazhi politik që Basha ka dashur të përçojë për qarkun Elbasan, dhe përmes Elbasanit në të gjithë Shqipërinë.